I shtruar në spital prej disa ditësh! Si paraqitet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut

Buletini mjekësor i gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë në ditën e sotme (26 shkurt 2025).
Gjendja klinike e Papa Françeskut në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të mëtejshëm të lehtë.
Burime nga Konferenca Ipeshkvore bëjnë me dije se pamjaftueshmëria e veshkave e verifikuar në ditët e kaluara nuk është më problem.
“Ekzaminimi me anë të skanerit të kraharorit i bërë dje ka evidentuar një evolucion normal të kuadrit të mushkërive. Analizat e gjakut të bëra sot kanë konfirmuar përmirësimin e djeshëm”, njoftojnë burime nga Konferenca Ipeshkvore.
Ati i Shenjtë vazhdon terapinë me oksigjen me flukse të larta, as sot nuk ka paraqitur kriza frymëmarrjeje të formës asmatike. Vazhdon fizioterapia e frymëmarrjes.
Edhe pse shënohet një përmirësim i lehtë nuk mund të thuhet ende asgjë rreth ecurisë së mëtejshme të sëmundjes. Gjatë paradites Ati i Shenjtë ka marrë Kungimin dhe pasdite i është kushtuar punës.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




