Ish-këshilltari i Trump komplotoi me Epstein për të rrëzuar Papa Françeskun

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, ka diskutuar strategji opozitare kundër Papa Françeskut me financierin e dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein, sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Mesazhet e shkëmbyera mes tyre në vitin 2019, të bëra publike në kuadër të një publikimi të gjerë dokumentesh muajin e kaluar, tregojnë se Bannon kishte kërkuar mbështetjen e Epstein në përpjekjet për të minuar figurën e Papa Françesku, pas largimit nga administrata e parë e Donald Trump.
Në një prej mesazheve të qershorit 2019, Bannon shkruante: “Do ta rrëzojmë (Papa) Françeskun. Clintonët, Xi, Franchesku, BE – hajde vëlla”.
Referenca për “Xi” mendohet t’i drejtohet presidentit kinez Xi Jinping.
Bannon ka qenë prej kohësh kritik i ashpër i Papës së ndjerë, të cilin e konsideronte pengesë për vizionin e tij “sovranist” – një formë nacionalizmi populist që fitoi terren në Europë gjatë viteve 2018–2019.
Në një intervistë për mediat britanike në vitin 2018, ai e kishte përshkruar Papën si “nën përbuzje”, duke e akuzuar për rreshtim me “elitat globaliste”.
Dokumentet e Departamentit të Drejtësisë sugjerojnë gjithashtu se Epstein kishte ndihmuar Bannon në përpjekjet për të ndërtuar një lëvizje politike me bazë ndërkombëtare.
Roma dhe Vatikani kanë qenë qendra të rëndësishme për aktivitetin e Bannon: gjatë kohës kur drejtonte Breitbart News, ai hapi një zyrë në Romë dhe u përfshi në përpjekje për krijimin e një akademie trajnimi politik pranë kryeqytetit italian, me synimin për të mbrojtur vlerat judeo-krishtere.
Në të kaluarën, Bannon ka nxitur figura të së djathtës europiane, përfshirë zv/kryeministrin aktual italian Matteo Salvini, të ashpërsonin qëndrimet ndaj Papës, ndërkohë që Salvini ka përdorur shpesh simbolikë dhe retorikë të krishterë në promovimin e axhendës së tij kundër emigracionit.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
