Izraeli lëshon “harabelin blu” në Iran, Teherani: Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo provokimi

Situata në Lindjen e Mesme po i afrohet pikës së vlimit. Një bazë ushtarake e trupave pro Iranit, u bombardua në Irak, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Por teksa vëmendja kthehet nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara nxitojnë te theksojnë se Tel Avivi nuk është i përfshirë në sulm.
Sakaq më herët, në shënjestër të sulmeve u vu edhe një sistem radarësh të mbrojtjes ajrore në rajonin e Isfahan në Iran, që mbron kompleksin bërthamor të Natanz. Sipas zyrtarëve të cituar nga mediat amerikane, në zonë ishte lëshuar një raketë izraelite, e ashtuquajtur “harabeli blu”.
Mediat në Teheran po përpiqen ta minimizojnë sulmin ndërsa ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ironizoi se armatimet e përdorura ishin si lodra fëmijësh. Megjithatë ai u kujdes të paralajmëronte Izraelin, se nëse do të ndërmerrte veprime të vendosura kundër Iranit, përgjigjja do të ishte e menjëhershme dhe maksimale.
Ngjarja ndodh pas disa javësh tensione të larta mes dy vendeve rivale, ku Izraeli sulmoi një konsullatën iraniane në Siri, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me një sulm të paprecedentë kundër izraelit.
Qeveria izraelit nuk ka komentuar ende zyrtarisht, por hezitimi i Iranit për të drejtuar gishtin me vendosmëri kundër Tel Avivit, pas sulmit të fundit, ka rritur shpresat se një konflikt i gjerë në Lindjen e Mesme mund të evitohet.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

