Kërcënimi i Trump, Irani ndërpret të gjitha kontaktet me SHBA-në

Irani ka vendosur të ndërpresë të gjitha kontaktet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si nëpërmjet kanaleve të drejtpërdrejta ashtu edhe atyre indirekte, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Vendimi vjen në një moment tensioni të shtuar mes dy vendeve, pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar se nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje, do të përballet me pasoja të rënda, përfshirë edhe mundësinë e bombardimeve.
Megjithëse Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë marrëdhënie diplomatike zyrtare që prej vitit 1979, komunikimi mes tyre ka vijuar ndër vite përmes ndërmjetësve, ku Zvicra ka luajtur një rol kyç si kanal diplomatik.
Sipas raportimeve, pas sulmit të ndërmarrë më 28 shkurt nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave iraniane, kontaktet kanë vijuar përmes vendeve të treta si Pakistani dhe Turqia, si dhe përmes mesazheve private mes zyrtarëve të lartë.
Nga ana amerikane, në këto komunikime janë përfshirë i dërguari special i Trump, Steve Whitkov, si dhe Jared Kushner, të cilët besohet se kanë qenë në kontakt me përfaqësues të lartë iranianë, përfshirë ministrin e Jashtëm Abbas Aragchi.
Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë për një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve, ndërsa vendimi i Teheranit për ndërprerjen e çdo komunikimi sinjalizon një fazë të re përplasjesh dhe rritje të pasigurisë në rajon.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128