Kush është e dashura misterioze e Putin, jeta e saj misterioze dhe ku po fshihet ajo...

14 Nëntor 2023, 18:13 / BOTA ALFA PRESS

Kush është e dashura misterioze e Putin, jeta e saj misterioze dhe ku

E ashtuquajtura “Zonja e Parë” e Rusisë, 40-vjeçarja Alina Kabaeva, 40 vjeç, gjithnjë ka bërë një jetë misterioze, por muajt e fundit dyshohet se i ka kaluar e izoluar brenda pallatit të fshehtë të Putin.


Që prej vitit 2008, ajo ishte objek i spekulimeve të vazhdueshme se ajo është e dashura sekrete e Putinit dhe nëna e fëmijëve të tij më të vegjël.

Megjithatë, daljet e saj publike u ndërprenë pikërisht në javën e fundit të Tetorit, e cila përkoi pikërisht me ditën kur u përhapën thashethemet se Putin kishte pësuar një atak në zemër.

Dalja e saj e fundit, ishte ajo pranë Akademisë së saj të Gjimnastikës, një bazë elitare për trajnimin e yjeve të së ardhmes.

Pas turnetu ndërkombëtar të mbajtur nga kjo Akademi më 22 Tetor, daljet e saj u eliminuan.

Ajo u pa e veshur me një xhaketë të bardhë dhe duke prerë një tortë të madhe për të shënuar fundin e konkursit.

Edhe pse mungesa të gjata ka patur edhe herë të tjera, kësaj radhe ajo çka përbën mister është fakti se përse ndodhi pikërish në ditën kur thashethemet u përhapën edhe për humbjen e presidentit rus.

Pretendimet në Telegram, General SVR, ishin se lideri rus kishte vdekur në pallatin e tij ‘Valdai’, në veri të Moskës, ku Alina pretendohet se jeton me fëmijët e tyre.

Nga i njëjti kanal thuhet se tashmë njerëzit e Putin po trajnohen se çfarë duhet të thonë për publikun.

Në fund të tetorit, Kremlini mohoi se lideri i tyre kishte vdekur, por Kievi argumentoi se ky ishte thjeshtë një test i qëllimshëm i popullaritetit të tij.

Sipas gjeneralit ukrainas, trupi i presidentit rus, Vladimir Putin, është i ngrirë në pallatin e tij, ndërsa “gënjeshtarët e Kremlinit”, po diskutojnë si do funksionojë gjithçka në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kush ishte Alina Kabaeva?

Ajo ishte vetëm 31 vite më e re se Putin, dhe pavarësisht se që në adoleshencë kishte grumbulluar medalje ari në gjimnastikë, famën e fitoi vetëm pasi nisi të përflitej për marrëdhënien e saj me udhëheqësin e Kremlinit.

Po ndodh...