Liderit të FDP-së në Gjermani i hedhin shkumë rroje në fytyrë, ai e godet me shpullë

Liderit të FDP-së në Gjermani, Christian Lindner iu hodh shkumë rroje në fytyrë. Incidenti ndodhi gjatë një fjalimi në aktivitetin e fushatës së partisë së tij në shtetin gjerman të Mecklenburg-Vorpommern Perëndimore.
Ish-ministri gjerman i financave ishte në podium kur papritur para tij doli një e re dhe i tha “I dashur zoti Lindner”, ndërsa i hodhi shkumë rroje në fytyrë.
Më pas ai ka reaguar duke thënë me ironi “Do të preferoja kremin pana”. “Unë i mbaj këto plagë lufte me krenari,” tha Lindner, duke refuzuar të pastrohet nga zyrtarët e partisë. Menjëherë pas incidentit, anëtarët e sigurise së Lindner-it neutralizuan gruan.
Sipas mediave gjermane, incidenti është tregues i problemeve me të cilat përballet Lindner dhe partia e tij përpara zgjedhjeve federale të 23 shkurtit, pasi në sondazhet e fundit liberalët ranë nën pragun e 5% për të hyrë në Bundestag.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





