Mijëra të vrarë nga demonstratat e dhunshme në Teheran/ Rreth 200 mijë njerëz protestë në Mynih kundër autoriteteve iraniane

Gjermania është përfshirë nga protesta masive gjatë ditës. Rreth 200 mijë njerëz kanë protestuar në Mynih kundër autoriteteve iraniane. Demonstratat u zhvilluan paqësisht, ndërsa qytetarët kërkonin rënien e Republikës Islame, pas valës së dhunshme të protestave që kanë nisur që nga fundi i dhjetorit.
Sipas organizatave të të drejtave të njeriut në Iran, janë vrarë mijëra protestues atje.
Kujtojmë se javën e kaluar, rreth 10,000 njerëz u mblodhën në Berlin, sipas policisë gjermane , duke iu përgjigjur një thirrjeje nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, krahu politik i grupit opozitar në mërgim Muxhahedinët e Popullit të Iranit, të cilin Teherani e konsideron një organizatë “terroriste”.
Ndërsa gjatë ditës së sotme djali në mërgim i shahut të rrëzuar, Reza Pahlavi i bëri thirrje Donald Trump të “ndihmojë” popullin iranian, duke deklaruar se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund Republikës Islamike”.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128