
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë! Reagon Presidenca Franceze

Presidenca Franceze ka reaguar së fundmi për vdekjen e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare.
“Këtë të hënë vdiq një shkrimtar i cili mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës.
Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët shkrimi është një luftë; atyre që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja.
Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën udhëheqjen e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për të. Ai forcoi rezistencën e tij intelektuale”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.
Mëngjesin e djeshëm shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare i dha lamtumirën jetës duke mbyllur sytë përgjithmonë. Kadareja vdiq në moshën 88-vjeçare në spitalin e QSUT-së.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128