Mevlan Shanaj flet mes lotësh për Kadarenë: Pas ikjes së Skënderbeut, kjo është ikja më e madhe për shqiptarët

2 Korrik 2024, 10:18 / JETË ALFA PRESS

Mevlan Shanaj flet mes lotësh për Kadarenë: Pas ikjes së

Mevlan Shanaj, një nga miqtë e ngushtë të Ismail Kadaresë, ka folur për largimin e tij në moshën 88-vjeçare.

Ai shprehet se largimi i tij nga jeta është një dhimbje kombëtare, teksa shton se ai e bëri këtë komb më të zgjuar.

“Është një dhimbje kombëtare! Pas ikjes së Skënderbeut, kjo është ikja më e madhe për shqiptarët. Sot ka ikur njeriu gjeni, 46 kombe kanë pasur nevojë për mendjen e këtij njeriu.

Në përshtypjet e mia në miqësi prej vitesh… i vetmi njeri që kisha frikë ishte ai, nga intelekti i tij i jashtëzakonshëm. Është njeriu që emancipoi Shqipërinë, që na bëri trim, ishte më trim nga të gjithë, ai kacafytej me diktaturën dhe na jepte njeriun e modelit. Ismaili na ka bërë të mençur të gjithë!”, tha ai.

Ndërkohë lidhur me sulmet që i kanë bërë, ai tha: Në prag të Nobelit bënin një fushatë për të denigruar, dhe një herë i thash ‘ore këto sulmet sikur të kanë bërë më të fortë’, dhe aty më tha se ‘Letërsia e madhe kalon përmes ferrit’”.

 

Po ndodh...