Ndërron jetë në moshën 81 vjeçari ish-ministri i financave, politikani më jetëgjatë në Gjermani

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, Wolfgang Schäuble, ish ministri gjerman i financave. Sipas njoftimit të familjes, politikani 81-vjeçar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së martës.
Schäuble, i cili ishte deputet i Bundestagut për 50 vjet, la pas gruan e tij 80-vjeçare Ingeborg, katër fëmijë dhe katër nipër e mbesa.
Siç theksohet nga mediat gjermane, Schäuble shënoi historinë e Gjermanisë si asnjë politikan tjetër.
Schaeuble kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij kushtuar ribashkimit të vendit të tij dhe më vonë shërbeu si ministër i financave i ish-kancelares Angela Merkel gjatë krizës së borxhit të eurozonës.
Schaeuble ishte anëtar i Partisë Kristian Demokrate të qendrës së djathtë të Merkelit që nga viti 1965 dhe u bë anëtar i parlamentit në vitin 1972, duke e bërë atë një nga politikanët më jetëgjatë në Gjermani.
Në tetor 1990 Schäuble u qëllua nga një i sëmurë mendor gjatë një mitingu fushatës dhe që atëherë ka qenë në karrige me rrota.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
