“Ndihem si një idiot” / Iu zbuluan mesazhet me Epstein, Lajçak: Kam qenë në apartamentin e tij, por s’kishte vajza
Diplomati sllovak, Miroslav Lajçak ka dhënë një intervistë pasi emri i tij doli në dosjen e Jeffrey Epstein, ku rezultoi se kishte shëmbyer një sërë mesazhesh me pedofilin e dënuar. Pas publikimit të këtyre mesazheve, ai dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico.
“Sinqerisht nuk më kujtohen ato mesazhe”, tha diplomati në një intervistë për Radio Slovakia, duke iu referuar shkëmbimeve që përfshinin vajza. “Nuk mund t’i konfirmoj, por as nuk mund t’i mohoj”, duke shtuar se ndihej si “idiot”.
“Por kjo nuk më liron nga përgjegjësia”, tha ai. “Unë tregova gjykim të dobët dhe komunikim të papërshtatshëm. Ato mesazhe nuk ishin gjë tjetër veçse ego mashkullore budallaqe në veprim — shaka mashkullore të vetëkënaqura”.
Lajcak shpjegoi se shkoi në Nju Jork në vitin 2017 për të filluar një post njëvjeçar në Kombet e Bashkuara dhe u prezantua me Jeffrey Epstein nga një diplomat i lartë i huaj. Sipas Lajçak, Epstein ishte i njohur gjerësisht dhe u takua me figura të shumta biznesi dhe politike nga SHBA-ja dhe jashtë saj.
Lajçak tha se nuk shihte asnjë arsye për të mos e takuar atë, duke argumentuar se krijimi i kontakteve ishte pjesë e punës së tij. “Pse nuk duhet ta pranoj unë, një djalë nga Sllovakia, këtë?” tha ai. “Ai ishte një kontakt i vlefshëm.”
Ai tha se më vonë u vu në dijeni të dënimit të Epstein në vitin 2008 për një krim seksual, por vuri në dukje se shumë figura me ndikim vazhduan të shoqëroheshin me të edhe më pas. Kjo, tha ai, e bëri të besonte se nuk kishte problem të bënte të njëjtën gjë.
“Marrëdhënia ime me të kishte të bënte me fjalë, jo me vepra. Sot po paguaj çmimin për komunikimin me të dhe për njohjen e tij”, tha diplomati, duke dënuar krimet që dolën në dritë pas arrestimit të Epstein në vitin 2019.
Ai konfirmoi gjithashtu se kishte vizituar apartamentin e Epstein, por tha se figura të tjera të biznesit dhe politikës ishin të pranishme. “Nuk kishte vajza. Kjo pjesë e jetës së Epstein ishte përtej meje. Ai nuk foli për këtë dhe unë nuk pyeta. Ndërgjegjja ime është e pastër.”, theksoi ai.
Lajçak mohoi gjithashtu se ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon ishte takuar me Robert Ficon, pavarësisht mesazheve të publikuara që sugjeronin një takim të mundshëm.
“Nuk e dua Lavrovin”, tha Lajçak, duke pranuar se ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dikur kishin qenë modelet e tij profesionale. “E ndryshova pikëpamjen time për Lavrovin pasi ai u bë fytyra dhe zëri i agresorit në Ukrainë”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128