Ndodh komunikimi i parë BE-SHBA mbi tarifat, komisioneri Europian: Ishte bisedë e mirë

26 Maj 2025, 23:03 / BOTA ALFA PRESS

Ndodh komunikimi i parë BE-SHBA mbi tarifat, komisioneri Europian: Ishte

Komisioneri Europian i Tregtisë, Maros Šefčovič, e përshkroi bisedën që pati me Howard Latnick , Sekretarin e Tregtisë të SHBA-së, më herët këtë pasdite mbi çështjen e tarifave si “të mirë”.

Ndodh komunikimi i parë BE-SHBA mbi tarifat, komisioneri Europian: Ishte

Në një postim në platformën X, z. Sefcovic deklaron se “biseda ishte e mirë. Komisioni Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj përpjekjeve konstruktive dhe të synuara që synojnë arritjen e një marrëveshjeje midis BE-së dhe SHBA-së. Ne mbetemi në kontakt të vazhdueshëm”.Telefonata e sotme, siç u njoftua nga një zëdhënës i Komisionit gjatë konferencës së caktuar për shtyp, u vendos pas komunikimit të mirë telefonik që Presidenti i SHBA-së Donald Trump pati me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen .

 

Po ndodh...

ide