Pas bllokimit total nga qeveria talebane, rikthehet interneti dhe shërbimi i telekomunikacionit në Afganistan

Pas një bllokimi total të internetit dhe shërbimeve të telekomunikacionit në gjithë Afganistanin, i vendosur nga qeveria talebane dhe që shkaktoi reagime të gjera ndërkombëtare, shërbimet po fillojnë të rikthehen gradualisht në provinca të ndryshme.
Gazetarët lokalë raportojnë se komunikimi po rifillon në disa zona, ndërsa monitoruesi i rrjetit Netblocks bën me dije se të dhënat live tregojnë një “rikthim të pjesshëm” të lidhjes së internetit.
Një burim pranë qeverisë konfirmoi për BBC Afghan se interneti është rikthyer me urdhër të veçantë të kryeministrit taleban.
Ky bllokim 48-orësh ndaloi punën e bizneseve dhe fluturimet, kufizoi aksesin në shërbimet emergjente dhe ngjalli shqetësime për izolimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave.
Një burrë që vizitoi disa zona në kryeqytetin Kabul të mërkurën tha për BBC Afghan:
“Çdokush është i lumtur, mban telefonat celularë dhe flet me të afërmit e tij. Nga gratë, tek burrat dhe vetë talebanët, të gjithë po flisnin në telefon pas rikthimit të shërbimeve. Ka më shumë njerëz në qytet tani.”
Qeveria talebane nuk ka dhënë ende një shpjegim zyrtar për bllokimin e internetit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


