Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen nga 12 tetori, ambasada e BE në Tiranë sqaron proceduarat për kalimin në kufijtë evropian

Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë, ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ata shqiptarë, që udhëtojnë në 29 vendet e Zonës Shengen.
Sipas një vendimi, nga 12 tetori do të hyjnë në fuqi disa rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen.
Ambasada e BE sqaron se nga data 12 tetor 2025 do të ketë një sistem të ri të menaxhimit të kufijve, sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës).
Sipas njoftimit, nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit dhe nuk ka asnjë tarifë shtesë.
Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!
Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:
???? të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
???? datat e mbërritjes dhe të largimit
???? të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)
Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


