U zgjodh në formacionin e javës në Serinë A, mesfushori i Kombëtares dëmtohet në kavilje dhe humb ndeshjen me…

1 Tetor 2025, 17:59 / SPORT ALFA PRESS

U zgjodh në formacionin e javës në Serinë A, mesfushori i

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Medon Berisha, kishte filluar që të dhuronte ndeshje të mira me fanellën e Leçes, si në Kupën e Italisë ndaj Milanit, ashtu edhe në Serinë A përballë Bolonjës. Te e para ishte kapiten i skuadrës, ndërsa te e dyta ishte një nga lojtarë më të mirë në fushë, duke dhënë edhe asist në minuta e fundit për barazimin 2-2.

Për barazimin ndaj Bolonjës dhe paraqitjen statistikore, ai u vlerësua me notën 7,8 nga “SOFASCORE. Kjo e fundit kishte përzgjedhur mesfushorin e Kombëtares në formacionin ideal të javës në Serinë A, duke e rreshtuar përkrah emrave të njohur si Niko Paz, Pulishiç, Salemakers apo Bastoni.

Por për fat të keq, sot është bërë e ditur se Berisha ka marrë një dëmtim në kavilje në këtë periudhë, kjo është arsyeja pse ai nuk është shfaqur në stërvitje me pjesën tjetër të grupit të Leçe. Sipas mediave pranë klubit, nuk është bërë e ditur shkalla e dëmtimit të mesfushorit, por është e sigurt se do të mungojë në fundjavë në ndeshjen ndaj Parmës.

Kjo situatë vë në pikëpyetje bashkimin e tij me Kombëtaren shqiptare për ndeshjet e muajit tetor, atë të rëndësishmen për kualifikueset e Botërorit ndaj Serbisë, si dhe miqësoren kundër Jordanisë.

Po ndodh...

ide