KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi vazhdimin e procedurave administrative për komandimin e prokurores Elsa Miha në detyrën e inspektores pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për një mandat pesëvjeçar.
Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli miratoi dy veprimtari jashtë funksioni; për prokuroren Manjola Kajana, e cila do të angazhohet si eksperte ligjore, dhe për prokurorin Madrid Kullolli, i cili do të ushtrojë detyrën e lektorit të jashtëm.
Gjithashtu, pasi u njoh me relacionet e përgatitura nga Komisioni i Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi tre raporte për Vlerësimin Etik dhe Profesional, konkretisht për drejtuesin e Prokurorisë Shkodër, Albert Murçaj, si dhe për prokurorët Shqiponja Milla dhe Xhelian Seferi.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishin të pranishëm anëtarët e tij, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe të misioneve mbështetëse OPDAT dhe EU4JUSTICE.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

