Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

1 Tetor 2025, 17:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron

Një i ri shqiptar që kishte shkuar në Itali si turist është kapur në aktivitet të shitjes së lëndëve narkotike.

Aksioni u krye nga patrullat e policisë së Fanos mëngjesin e sotëm dhe në një kohë rekord hetimet e tij dhe procesi u mbyll me vendimin për t’u dëbuar brenda 24 orëve.

Policia tha se i riu u kap me disa doza droge gati për shitje. Këtë mëngjes, seanca në gjykatë certifikoi arrestimin dhe urdhëroi masën më drastike: deportimin e menjëhershëm.

Këtë pasdite (1 tetor), shqiptari do të shoqërohet në Ankona për të hipur në fluturimin e orës 17:40, për t’u kthyer në vendin e tij të lindjes, duke zbritur në aeroportin e Rinasit, në Tiranë, informon media italiane.

Policia ngre shqetësimin e shumë të rinjve shqiptarë që hyjnë në vend si turistë dhe që përfshihen në aktivitet kriminal të shitjes së drogës, kryesisht në Fano apo Pesaro.

 

Po ndodh...

ide