SHBA/ Sherr masiv në një ceremoni diplomimi, policia detyrohet të shpërndajë turmën me helikopter

Një incident i pazakontë ndodhi në një plazh në Long Island, kur një helikopter policie u përdor për të ndërhyrë në një sherr që shpërtheu gjatë një feste diplomimi të shkollës së mesme.
Sipas New York Post, disa përleshje mes të rinjve nisën të enjten gjatë një feste të maturantëve, duke detyruar policinë lokale të shpërndajë turmën.
Si masë sigurie, autoritetet mbyllën plazhin, ndërsa tensionet po rriteshin.
Sipas News 12 Long Island, dhjetëra të rinj nga shkolla të ndryshme në Nassau County dhe Queens ishin mbledhur në një plazh të njohur për të festuar dhe për të shijuar motin e mirë.
Por atmosfera festive u kthye në kaos.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një helikopter i policisë fluturon ulët dhe në mënyrë agresive mbi turmën, duke bërë që shumë të rinj të shpërndahen me panik nga zona.
Autoritetet nuk kanë raportuar për të lënduar, por ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë në tubime masive të të rinjve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
