Shefi i firmës gjermane të municioneve ngre alarmin: Rezervat janë bosh, i dërguam në Ukrainë

Që nga nisja e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, Europa ka qenë gjatë të gjithë kohës nën trysninë e përshkallëzimit të luftës.
Shefi i firmës më të madhe gjermane të mbrojtjes, Rheinmetall, Armin Papperger, tha për BBC se Evropës do t’i duhen 10 vjet përpara se të jetë plotësisht e gatshme për të mbrojtur veten.
Ai ka deklaruar se momentalisht rezervat e municioneve janë “bosh”.
Komentet vijnë një ditë pasi komentet e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, ndezën alarmin në Evropë.
Trump deklaroi se dikur i tha një lideri botëror se nuk do t’i mbronte anëtarët e NATO-s që nuk paguajnë detyrimet e tyre dhe madje do t’i “inkurajonte” agresorët të “bënin çfarëdo dreqin që duan me ata”.
Papperger tha se do të duhej një kohë e gjatë për t’u përgatitur kundër një agresori që dëshiron të luftojë kundër NATO-s.
“Për të qenë vërtet të përgatitur, na duhen 10 vite. Ne duhet të prodhojmë 1.5 milionë fishekë në Evropë”, shtoi Papperger.
Ai tha se një sasi e madhe e municioneve evropiane u dërgua në Ukrainë, duke lënë pak rezerva.
“Përderisa kemi luftë, ne duhet të ndihmojmë Ukrainën, por më vonë do të na duhen të paktën 5-10 vjet për të mbushur realisht stoqet e municioneve”, tha ai.
-
-
Mosbesim e pesimizëm në botë para Konferencës së Sigurisë
13 Shkurt, 08:57 -
-
Lëkundjet e tërmetit “zgjojnë” Greqinë, ja magnituda dhe epiqendra
13 Shkurt, 08:36
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




