![](/images/1.png)
Shkon në 13 numri i viktimave nga shembja e stacionit në Novi Sad, mes tyre 1 fëmijë
![](images/a.jpg)
Një çati prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në qytetin verior serb të Novi Sadit u shemb të premten, duke lënë pas vetes të paktën 13 të vdekur.
Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, tha se të paktën katër persona të tjerë u shtruan në spital me plagë të rënda, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat dy të gjallë.
Ambulancat dhe ekipet e tjera të urgjencës u dërguan në stacionin në qendër të qytetit dhe buldozerët po largonin rrënojat në kërkim të të mbijetuarve. Rreth 80 ekipe shpëtimi ishin në vendngjarje ndërsa makineritë e rënda hoqën pjesë të mëdha të rrënojave.
Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë shfaqën njerëz që hynin e dilnin nda ndërtesa dhe uleshin në stola në një ditë me diell përpara se çatia prej betoni u rrëzua papritmas mbi ta. Objekti është rinovuar së fundmi.
Ministri Daçiç tha se operacioni i shpëtimit është “jashtëzakonisht i vështirë” dhe se do të zgjas të paktën edhe disa orë të tjera.
Kryeministri serb Milosh Vuçeviç tha se kjo është “një e premte e zezë për ne, për gjithë Serbinë”.
Ai tha se çatia ishte ngritur në vitin 1964 dhe një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë ndodhi dhe kush është përgjegjës për tragjedinë.
Kompania shtetërore hekurudhore e Serbisë tha se çatia e rrëzuar nuk ishte pjesë e rindërtimit të kryer së fundmi në ndërtesën e stacionit.
Autoritetet e shpallën të shtunën ditë zie.
ide
![](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/-104-80-ervis-iljazaj-1024x685-187.jpg)
Me zgjedhjen e Donald Trump, PD nuk ka më alibi
![](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/-104-80-1600-900-850x636-640-0-whatsapp-image-2022-03-08-at-90355-pm-5-16467737561646774414-transformed-magic-600x375-935.jpeg)
Demokracia do të triumfojë mbi autokracinë!
![](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/-104-80-2881778e-55f9-4714-98f2-8040edddafcf-997.jpg)
top
receta Alfa
TRENDING ![](images/icon-trending-up.svg)
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128