Shpërthejnë protesta të dhunshme në të gjithë Serbinë/ Mijëra të rinj, përleshen me mbështetësit e Aleksandër Vuçiç
Mbrëmjen e kësaj të mërkure në disa qytete të Serbisë me mijëra të rinj kanë dalë në protesta ku dhe janë përplasur me mbështetësit e presidentit të vendit, Aleksandër Vuçiç.
Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se protestat janë zhvilluar në Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera në gjithë Serbinë.
Qytetarët dhe studentët u drejtuan drejt njërës prej selive të SNS-së, ku u pritën nga mbështetës të partisë, të cilët ishin aty për të mbrojtur ndërtesën.
Kur ata mbërritën në ambientet e partisë, filluan të qëllojnë në drejtim të saj me mjete piroteknike e duke thyer xhamat e ndërtesës.
Aty u përplasën me mbështetësit e Vuçiç, të cilët sipas asaj që ky i fundit tha pak më pas në një deklaratë për mediat, ishin aty për të mbrojtur ndërtesën.
“Ata u mblodhën para shtëpisë së tyre për t’u treguar të gjithë njerëzve se ata ruajnë dhe mbrojnë të vetët dhe nuk prekin fëmijët, ndërtesat dhe shtëpitë e askujt tjetër”, tha Vuçiç ndër të tjera.
Gjithashtu, edhe në qytetet e tjera ku po mbahen protesta, situata është e tensionuar mes demonstruesve, mbështetësve të pushtetit dhe policisë. Protestat e mbrëmjes janë reagim ndaj përleshjeve të djeshme mes kundërshtarëve të pushtetit dhe mbështetësve të tij.
Në mbarë Serbinë, që prej nëntë muajsh po mbahen protesta të organizuara nga studentët, si reagim ndaj shembjes së çatisë së rikonstruktuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
