Spanja kërkon pezullimin e plotë të marrëveshjes së asociimit BE-Izrael: U shkel ligji ndërkombëtar

Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të martën, më 21 prill, të pezullojë plotësisht marrëveshjen e lidhjes me Izraelin, duke argumentuar se qeveria izraelite “shkel ligjin ndërkombëtar”, njoftoi kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez.
“Qeveria spanjolle këtë të martë do të paraqesë në Bruksel një propozim për të anuluar marrëveshjen e lidhjes me Izraelin, sepse një qeveri që shkel ligjin ndërkombëtar nuk mund të jetë partner i Bashkimit Evropian,” deklaroi Sánchez gjatë një tubimi parazgjedhor në Andaluzia.
Marrëveshja e lidhjes mes BE-së dhe Izraelit, e cila hyri në fuqi në vitin 2000, përfshin një klauzolë që lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut.
Spanja e sfidoi për herë të parë këtë marrëveshje në shkurt të vitit 2024, kur Sánchez dhe kryeministri i atëhershëm i Irlandës i dërguan një letër të përbashkët Komisionit Evropian, duke kërkuar vlerësimin e respektimit nga Izraeli të detyrimeve të tij në fushën e të drejtave të njeriut pas fillimit të luftës në Gaza.
Që atëherë, qëndrimi i Sánchez është forcuar gradualisht, veçanërisht lidhur me luftën në Liban, deri te njoftimi i sotëm. Ky hap vjen pas një letre të dërguar të premten nga Irlanda, Sllovenia dhe Spanja, ku kërkohej që “marrëveshja e lidhjes BE-Izrael të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Çështjet e Jashtme”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128