Të enjten seanca për mocionin e mosbesimit, Von der Leyen në Parlamentit Europian: Synon të destabilizojë BE-në!

Para se të zhvillohet seanca vendimtare për mocionin e mosbesimit të enjten, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u paraqit sot në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, për të mbrojtur veten dhe mandatin e saj.
Mocioni i mosbesimit u depozitua nga eurodeputeti rumun Gheorghe Piperea (Grupi ECR), i cili e akuzon Von der Leyen për mungesë transparence në lidhje me skandalin e njohur si “Pfizergate”.
Me ton të vendosur dhe një qasje të qartë kundërsulmuese, Von der Leyen mbajti një fjalim në sallën plenare të Parlamentit Europian, ku u përpoq të mbrojë reputacionin e saj politik përballë akuzave që ka ngritur Piperea.
Në rreshtat e parë të sallës ndodheshin disa nga emrat më të lartë të Komisionit Europian, përfshirë diplomaten e lartë Kaja Kallas dhe komisioneren për konkurrencë Teresa Ribera.
Pa e zbutur gjuhën, Von der Leyen e quajti këtë nismë “trukun më të vjetër të ekstremistëve”, një deklaratë që provokoi reagime dhe fishkëllima nga disa eurodeputetë në sallë.
Ajo gjithashtu sulmoi drejtpërdrejt Gheorghe Piperea, duke e akuzuar se përpiqet të destabilizojë institucionet europiane përmes pretendimeve të rreme dhe teorive konspirative.
“Ai përdor recetën më të vjetër të ekstremistëve: nxit ndarjen në shoqëri, minon besimin ndaj demokracisë, përhap pretendime të rreme për manipulim zgjedhor dhe përpiqet të rishkruajë historinë e menaxhimit të suksesshëm të pandemisë nga ana e Europës – nga vaksinat deri te fondi ‘Next Generation’. Dhe tani po përsërit teori të diskredituara për mesazhe me shkrim”, deklaroi presidentja e Komisionit.
Von der Leyen u shpreh qartazi se propozimi për mocionin e mosbesimit është një përpjekje për të krijuar përçarje dhe mosbesim në zemër të institucioneve europiane.
“Mund të zgjedhim të ndjekim z. Piperea në botën e tij të teorive konspirative dhe planeve të errëta që ai u atribuon Brukselit, ose mund të themi hapur atë që është në të vërtetë kjo nismë: një përpjekje brutale për të krijuar ndasi mes institucioneve tona, mes forcave pro-europiane dhe pro-demokratike të këtij Parlamenti”, theksoi ajo.
Vota për mocionin pritet të zhvillohet të enjten dhe do të tregojë nëse Ursula von der Leyen do të marrë përsëri besimin e eurodeputetëve, ndërkohë që ka nisur tashmë procesi për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


