Të paktën 25 të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë! Goditen burgu, spitali dhe njerëz në pritje të ndihmës

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në disa qytete të Ukrainës, sipas autoriteteve vendase.
Sulmi më i rëndë ndodhi në një burg në qytetin Bilenke, në rajonin jugor të Zaporizhias, ku katër bomba goditën ambientet e institucionit pak para mesnatës, duke shkatërruar mensën, zyrat administrative dhe zonën e karantinës. Fillimisht u raportuan 17 të vdekur, por bilanci u rrit në 25 viktima. Më shumë se 50 persona u plagosën, ndërsa 44 prej tyre u dërguan në spital.
Një tjetër sulm rus ndodhi në fshatin Novoplatonivka, në rajonin verilindor të Kharkivit, ku pesë persona u vranë teksa prisnin ndihma humanitare pranë një dyqani lokal. Autoritetet publikuan më pas pamje të trupave pranë vendit të ngjarjes.
Në qytetin Kamianske të rajonit Dnipropetrovsk, një tjetër raketë ruse goditi një spital, duke shkaktuar tre viktima. Ndër të vrarët ishte edhe një grua 23-vjeçare shtatzënë, e identifikuar si Diana.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi ashpër, duke akuzuar Rusinë për masakra ndaj civilëve dhe kërkoi vendosjen e sanksioneve më të ashpra. “Rusia duhet të detyrohet të ndalë vrasjet dhe të pranojë paqen,” deklaroi ai.
Zelensky shtoi se kjo dhunë ndodh ndërkohë që një armëpushim mund të ishte arritur më herët.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë një vizite në Skoci, paralajmëroi se Rusia ka “vetëm 10-12 ditë kohë” për të rënë dakord për armëpushim, përndryshe do të përballet me sanksione të rënda.
“Nuk ka arsye të presim më. Përgjigjja është e qartë,” tha Trump para gazetarëve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

