Tensione në protestën për tragjedinë e Koçanit, qytetarët hedhin vezë në drejtim të godinës së Komunës!
17 Mars 2025, 15:54 / BOTA

Protesta në Koçan të Maqedonisë së Veriut është shoqëruar me tensione dhe incidente.
Qindra qytetarë dolën mesditën stome në rrugët e Koçanit për të treguar revoltën e tyre dhe pasigurinë që ndiejnë nga shteti, pas tragjedisë në lokalin e natës ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën 155 të tjerë, për shkak të zjarri që shpërtheu në orët e para të 16 marsit në lokalin e natës.
Alsat.mk raporton se protestuesit kanë filluar të hedhin me vezë në drejtim të godinës së Komunës.
Ata kërkojnë nga autoritet që të zbardhet rasti dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Protestuesit mbajnë në duar pankartat me mbishkrimin “Nuk vdesim nga fatkeqësitë, por vdesim nga korrupsioni”.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
