Tentoi t’i vinte flakën një sinagoge, policia franceze vret një person
17 Maj 2024, 09:29 / BOTA

Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vinte flakën një sinagoge në qytetin verior të Ruanit, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, më 17 maj.
“Policia kombëtare në Ruan mëngjesin e sotëm neutralizoi një person të armatosur, i cili qartësisht dëshironte t’i vinte flakën sinagogës së qytetit”, shkroi Darmanin në X, që më herët njihej si Twitter.
Agjencia AFP raportoi se një burim i ka thënë se personi i vrarë “ishte i armatosur me një thikë dhe shufër hekuri. Ai iu afrua policisë, e cila e qëlloi” për vdekje.
Franca ka komunitetin më të madh hebre në shtet pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Ky shtet, ka po ashtu komunitetin më të madh mysliman në Evropë. /REL
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128