
Toronto, 30,000 dollarë kompensim për çdo pasagjer të avionit që u rrëzua në aeroportin Pearson

Delta Air Lines njoftoi se do të ofrojë kompensim për secilin prej pasagjerëve të avionit që u përmbys gjatë uljes në aeroportin Pearson në Toronto.
Për mrekulli, të 80 pasagjerët mbijetuan, pavarësisht se avioni pasi u ul dhe u zvarrit mbi flakë, më pas u përmbys nga erërat e forta.
Shuma që kompania ajrore amerikane do të ofrojë si kompensim është 30 mijë dollarë, ku një përfaqësues i Delta sqaron se shuma e parave nuk shoqërohet me kushte dhe nuk cënon të drejtat e pasagjerëve.
Avokati Rochon Genova, i cili përfaqësoi pasagjerët, sqaroi në një deklaratë për BBC se 30,000 dollarët e ofruara nga Delta janë një paradhënie për të ndihmuar pasagjerët të përballen me problemet e menjëhershme financiare dhe se linja ajrore do të kërkojë ta zbresë atë nga çdo kompensim i mëvonshëm.
Në çdo rast, ekuipazhi dhe ekipet e shpëtimit u vlerësuan për reagimin e menjëhershëm, pasi arritën të largonin në mënyrë të sigurt të gjithë pasagjerët nga avioni.
Delta njoftoi se të 21 pasagjerët e shtruar në spital dolën mëngjesin e së enjtes.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128