Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që përjashton importet e kafesë, frutave ekzotike dhe mishit të viçit nga tarifat që ishin vendosur më herët këtë vit.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, masa synon të lehtësojë presionin ekonomik mbi familjet amerikane, veçanërisht për produktet që nuk prodhohen në vend ose nuk plotësojnë kërkesën e konsumatorëve.
Lista e përjashtimeve përfshin kafenë, çajin, bananet, fruta të tjera ekzotike dhe mishin e viçit, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme çmimesh.
Administrata Trump kishte vendosur në prill tarifa të paktën 10% për shumicën e importeve, për të mbështetur prodhimin vendas dhe për të ulur deficitin tregtar.
Megjithatë, këto masa preknin edhe produkte të rëndësishme ushqimore, duke rritur çmimet. Ekonomistët paralajmërojnë se ndikimi i tarifave mund të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, pasi kompanitë transferojnë kostot te konsumatorët.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




