U kritikua nga Trump pas reagimeve për luftën me Iranin, reagon Papa Leo XIV: Do të vazhdoj të flas

Papa Pope Leo XIV ka reaguar ndaj kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e quajti atë “të dobët për krimin” dhe “të keq për politikën e jashtme”.
“Nuk kam frikë nga administrata Trump apo të flas me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit, që besoj se është arsyeja pse jam këtu, ajo që Kisha duhet të bëjë,” u tha Papa gazetarëve në avionin papnor, përpara udhëtimit të tij drejt Algjerisë.
“Ne nuk jemi politikanë. Nuk merremi me politikën e jashtme nga i njëjti këndvështrim si ai, por unë besoj në mesazhin e Ungjillit, si një paqebërës,” shtoi ai.
Komentet e Papës u publikuan nga një gazetar i OSV News në platformën X.
Ndërkohë, kritikat e Donald Trump erdhën në një postim në rrjetet sociale të dielën në mbrëmje dhe duket se u nxitën nga deklaratat e fundit të Papës, ku ai kishte kritikuar luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128