"U premtonin bukë dhe i urdhëronin të kyçnin gojën"/ Daily Mail: Vejushat dhe vajzat e vogla në Gaza përdhunohen çdo ditë nga terroristët!

20 Prill 2026, 13:41 / BOTA ALFA PRESS

"U premtonin bukë dhe i urdhëronin të kyçnin

Teksa e gjithë vëmendja është zhvendosur te lufta në Iran, disa dëshmi tronditëse kanë ardhur nga gratë vejusha në Gaza të cilat mësohet se përdhunohen thuajse çdo ditë nga grup militantësh të Hamasit.

Në rrëfime të bëra për Daily Mail, gra dhe burra të Gazës që jetojnë nën sundimin e Hamasit, kanë rrëfyer momentet e tmerrit që femrat po përjetojnë prej kohësh.

Mësohet se këta të fundit kanë shfrytëzuar dhe mundësitë për t’iu ardhur në ndihmë banoreve të Gazës, të cilat thuhet se i kanë përdhunuar.

Ndërsa vijojnë prej kohësh me akte të turpshme ndaj femrave, askush nuk ka pasur guxim të flasë për këtë situatë.

Në mirëbesim të mbrojtjes së identifikimit të tyre nga Daily Mail, banorët kanë treguar më shumë për situatë e ndodhur në Gaza.

"Na kontaktoi gruaja e një miku. Ajo i kishte kërkuar një komandanti të Brigadave Qassam ta ndihmonte, por ai e shfrytëzoi atë", është shprehur një burrë me origjinë nga Gaza për Daily Mail.

Sjellja e tij është e turpshme. Ne e hetuam çështjen dhe e gjetëm atë në një tendë në zonën Gharabli ku një grup anëtarësh të Qassam po përfitonin prej saj. Ne informuam udhëheqjen, por na thanë se duhej të heshtim për këtë," shtoi banori më tej.

Një tjetër banor nga Gaza konfirmoi se një episod i ngjashëm ndodhi dhe me një nga fqinjët e tij, e cila ishte shantazhuar nga “një organizatë bamirëse” e Hamasit. Ai është shprehur se ata donin që ajo të vritej në këmbim të një pakoje ushqimore apo një kuponi ndihme.

Një burrë tjetër, i cili u identifikua si pjesëtar i Brigadave Qassam, konfirmoi se kjo ishte gjendja aktuale me gratë e veja.

Ai tha se i kishte thënë udhëheqjes se disa anëtarë të Qassam po përfitonin nga 'gratë e martirëve' në një tendë në zonën Gharabli, e cila ndodhet në Deir al-Balah.

Ndërsa tha se është urdhëruar të kyçë gojën. 

“Ne u thamë se ishte një fyerje për nderin dhe dinjitetin tonë”, tha banori.

Dëshmitë tronditëse vijnë në mes akuzave më të gjera për dhunë seksuale në konflikt, duke përfshirë rrëfimet e bëra nga shumë pengje izraelite, përfshirë Arbel Yehoud, e cila u shphre se se përdhunohej çdo ditë gjatë robërisë ndërsa mbahej në tenda pasi u rrëmbye më 7 tetor 2023.

Nga ana tjetër, Hamasi i cili po i hedh poshtë propozimet për çarmatosje në marrëveshjen e armëpushimit po vijon sundimin e vendit me grusht të hekurt./DailyMail

Po ndodh...

ide