Wall Street Journal: BE plan për mision ndërkombëtar për hapjen e Ngushticën e Hormuzit, mund të përjashtohen SHBA dhe palët ndërluftuese
Wall Street Journal ka zbuluar një zhvillim shumë të rëndësishëm lidhur me të ardhmen e Ngushticës së Hormuzit Strait of Hormuz.
Sipas raportimit, vendet evropiane po përgatisin një plan për krijimin e një koalicioni të gjerë shtetesh që do të ndihmonte në garantimin e lundrimit të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit. Ky plan përfshin dërgimin e anijeve për çminim detar dhe mjeteve të tjera ushtarake detare.
Megjithatë, ky projekt do të realizohej vetëm pas përfundimit të luftës dhe mund të përjashtojë një aleat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më konkretisht, sipas medias amerikane, disa vende evropiane po shqyrtojnë krijimin e një misioni ndërkombëtar me qëllim rikthimin e lundrimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.
Iniciativa parashikon vendosjen e anijeve për çminim dhe mjeteve ushtarake detare, pa pjesëmarrjen e SHBA-së, Izraelit apo Iranit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se plani ka të bëjë me një mision mbrojtës ndërkombëtar që nuk do të përfshijë palë “ndërluftuese”.
Diplomatë evropianë të njohur me diskutimet theksojnë se anijet evropiane nuk do të veprojnë nën komandë amerikane.
Qëllimi i kësaj nisme është rikthimi i besimit të kompanive të transportit detar për të përdorur sërish këtë korridor strategjik, pas përfundimit të konflikteve, të cilat sipas zyrtarëve mund të zgjasin më shumë sesa pritej.
Sipas raportit, Gjermania pritet të marrë pjesë në këtë mision, gjë që do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e Berlinit, i cili deri më tani ka qenë i kujdesshëm ndaj përfshirjes në operacione ushtarake.
Pjesëmarrja e Gjermanisë mund të forcojë ndjeshëm misionin, pasi vendi ka burime më të mëdha financiare krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, si dhe kapacitete ushtarake kyçe që konsiderohen të domosdoshme për suksesin e operacionit.
Sipas të njëjtit zyrtar, Berlini mund të shpallë angazhimin e tij madje që të enjten. Ky plan sipas WSJ është pjesë e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare për të garantuar lundrim të lirë në një nga arteriet më të rëndësishme energjetike të botës, në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128