Çmenduri në Botëror/ Gjashtë gola dhe dy rrjeta në shtes, Algjeria me Austrinë sigurojnë kualifikimin pas një thrilleri 3-3
Algjeria dhe Austria dhuruan një nga ndeshjet më spektakolare të Botërorit 2026, duke barazuar 3-3 në një duel plot emocione që u vendos në minutat shtesë.
Të dyja skuadrat gjetën rrugën e rrjetës në fundin e takimit, duke vulosur njëkohësisht kualifikimin për në fazën e 1/32-ve.
Pas një fillimi të kujdesshëm, Austria kaloi në avantazh në minutën e 27-të. David Alaba lëshoi një pasim fantastik nga gjysmëfusha e tij për Marko Arnautović, i cili nuk gaboi përballë portierit Oussama Benbot.
Algjeria reagoi dhe barazoi pak para pushimit falë një aksioni individual të shkëlqyer të Rafik Belghalit, i cili realizoi një gol spektakolar për rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, austriakët rikthyen epërsinë nëpërmjet Marcel Sabitzer. Mesfushori përfitoi nga një asist perfekt i Konrad Laimer dhe shënoi për 2-1.
Megjithatë, përgjigjja e Algjerisë ishte e menjëhershme. Houssem Aouar depërtoi bukur në zonë dhe shërbeu për Riyad Mahrez, i cili e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë për 2-2.
Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, ndeshja mori një tjetër kthesë dramatike. Në minutën e 93-të, Mahrez realizoi golin e dytë personal, duke kaluar Algjerinë në avantazh 3-2 dhe duke ndezur festën e tifozëve afrikanë.
Por Austria nuk u dorëzua. Në aksionin e fundit të sfidës, Saša Kalajdžić shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 3-3, duke siguruar një pikë të artë dhe kualifikimin e ekipit të Ralf Rangnick.
Me këtë rezultat, Algjeria e mbylli Grupin J si një nga tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë dhe në fazën e 1/32-ve do të përballet me Zvicrën në Vancouver. Austria, që u rendit e dyta në grup, do të sfidojë Spanjën në Los Angeles.
Rezultati:
Algjeri 3-3 Austri
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128