Mrekulli në Venezuelë! Momenti kur një 11-vjeçar nxirret i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse

28 June 2026, 10:51 / BOTA ALFA PRESS
Mrekulli në Venezuelë! Momenti kur një 11-vjeçar nxirret i

Një moment shprese mes tragjedisë që ka goditur Venezuelën u regjistrua në Caraballeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat më shumë se 70 orë pas tërmeteve shkatërruese që tronditën vendin.

Fëmija, i identifikuar si Moises, ishte bllokuar nën rrënoja që prej tërmetit të së mërkurës dhe u shpëtua pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

VIDEO

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje në zonat më të goditura, ndërsa autoritetet shpresojnë se edhe pas kalimit të disa ditëve mund të gjenden të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.

Sipas bilancit më të fundit zyrtar, të paktën 1,430 persona kanë humbur jetën dhe 3,238 të tjerë janë plagosur nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5, që goditën Venezuelën brenda pak sekondash nga njëri-tjetri të mërkurën.

Autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, pasi fati i më shumë se 50 mijë personave mbetet ende i panjohur.

Ndërkohë, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) vlerëson se dëmet e drejtpërdrejta nga katastrofa arrijnë në rreth 7 miliardë dollarë, ose afro 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Venezuelës. Organizata thekson se ky është një vlerësim paraprak, i bazuar në imazhe satelitore dhe të dhëna demografike, dhe nuk përfshin dëmet në infrastrukturë, pasojat ekonomike afatgjata apo kostot e rindërtimit, të cilat mund ta çojnë ndikimin total deri në tre herë më të lartë.

Po ndodh...

ide