Debati për fondin e koncertit, Çakërri: Paratë do të kthehen pesëfish; Dervishi: Nuk kanë zënë mend nga protesta
Financimi i koncertit të Kanye West nga buxheti i shtetit ka ndezur debatet edhe në Off the Recird me Andrea Dangllin në A2 CNN. Përballë gazetarëve deputetja socialiste Briseida Çakërri mbrojti vendimin e qeverisë, duke argumentuar se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria do të kthehet pesëfish në buxhetin e shtetit.
"Janë para të shqiptarëve dhe do të kthehen pesëfish. Ajo që ne presim më pas është 5-6 fish më e madhe sesa ajo që po jepet në këtë moment. Një kosto e ngjarjes dhe imazhit të vendit, na bën mirë ne në këtë moment. Biletat nuk po shiten vetëm, për shqiptarët, por po shiten edhe për të huajt dhe të gjitha janë të ardhura për buxhetin e shtetit. Nuk kishim arsye për t’i humbur për sa kohë nuk ishte një fond apo shpenzim i lartë ku 1.6 euro do paguanin shqiptarët për këtë gjë. Për këtë arsye u mor kjo masë në këtë moment”, tha ajo ën Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Nga ana tjetër, gazetari Lutfi Dervishi e cilësoi problem mungesën e koherencës dhe transparencës dhe theksoi se debati nuk lidhet me faktin nëse fondi do të gjenerojë apo jo të ardhura, por me deklaratat e mëparshme të qeverisë se nuk do të përdorej asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, çka sipas tij tregon se qeveria nuk ka zënë mend nga protesta dhe mesazhi i saj.
"Edhe sikur paratë të kthehen 400-fish, nuk është ky problemi. Ke thënë që nuk do përdor asnjë qindarkë dhe pastaj thuaj që ditën e fundit se po turpërohemi. Ky është problemi. Problemi këtu është që nuk ka rëndësi fjala. Pra këtë po diskutojmë. Tjetra është që nuk më duket se këta kanë zënë mend nga protesta. Se protesta është pikërisht të kërkojë një shoqëri më të drejtë. Ato njerëz që kanë dalë aty, thelbi i tyre me hallet nga më të ndryshme kërkojnë një shoqëri më të drejtë”, deklaroi ndër të tjera Dervishi.
(A2 Televizion)
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128