Conference League, Ballkani barazon pa gola në Uells, çështja e kualifikimit zgjidhet në Prishtinë

8 July 2026, 23:07 / SPORT ALFA PRESS
Conference League, Ballkani barazon pa gola në Uells, çështja e

Skuadra nga Kosova u shfaq më kërkuese në pjesën e parë të ndeshjes, por nuk mundi të konkretizojë rastet e krijuara, ndërsa uellsianët preferuan që të mbroheshin dhe të tentonin të rrezikonin përmes goditjeve standarde dhe kundërsulmeve. Ballkani tentoi fillimisht me Albert Dienen, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Edhe pse kishte kontrollin e lojës, skuadra nga Suhareka nuk mundi të krijojë raste të pastra shënimi.

Edhe në pjesën e dytë Ballkani tentoi me Almedin Klinakun, Giovanni dhe Anel Sabanadzovic, por pa sukses, ndërsa Connah’s Quay filloi të shfaqej rrezikshëm në çastet finale të ndeshjes teksa tentuan me Michael Stone apo Darren Stephenson, por mbrojtja e Ballkanit nuk i lejuan të shënonin. Sfida u mbyll 0-0 dhe tani gjithçka do të vendoset në sfidën që do të luhet në Fadil Vokrri të Prishtinës

Top Channel

Po ndodh...

ide