Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli

Për katër vite me radhë, Sali Berisha e ndërtoi narrativën e tij politike duke sulmuar këdo që nuk ndante të njëjtin qëndrim me të. Bëri një luftë si grushti i shtetit për të marrë me dhunë selinë e PD-së, njësoj siç bëri në ’98 me sulmin ndaj Kryeministrisë, apo si Edi Rama më 21 janar.
Me vendimin e Edi Ramës dhe me vendimin e kunatës së Belinda Ballukut, ia doli të marrë vulën e PD-së, por humbi vulën e shqiptarëve.
Dhe pikërisht qytetarët po japin një mesazh që nuk mund të injorohet. Për herë të parë në mënyrë kaq të dukshme, protesta nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër figurës së Sali Berishës. Ky është një zhvillim i paprecedentë në politikën shqiptare dhe në atë botërore, ku partia më e madhe e opozitës konsiderohet përgjegjëse njësoj si qeveria.
Për dekada Berisha ka qenë figura rreth së cilës mobilizohej elektorati opozitar. Sot, një pjesë e shoqërisë e sheh atë si pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes.
Përpjekjet e Berishës për t’u shitur shqiptarëve se po ndryshon janë si ai endacaku që ka 4 vjet pa larë dhe një fund i lyen buzët dhe thua se është i pastër.
Në fakt asgjë nuk ka ndryshuar. Aty vendimet i merr Berisha, ka zero rëndësi kush është aty.
Pse gjithë kjo urrejtje në bulevard?
Në këto 4 vite Berisha u ka treguar shqiptarëve se halli i tij është mbi gjithçka, mbi PD-në dhe Shqipërinë.
Në këto 4 vite deputetët e PD-së kanë treguar se ata, për karrigen e tyre, lëpijnë gjithçka që kanë pështyrë. Prandaj besimi ndaj tyre është 0 sot dhe përpjekjet për selfie në bulevard janë qesharake.
Sot, problemi i opozitës nuk është më vula, as logoja dhe as selia. Problemi është besueshmëria.
Bashkëpunimi i Sali Berishës me Edi Ramën e ka bërë të pabesueshme.
Përfitimi i lejeve të ndërtimit dhe tenderave, ku pjesë është djali i tij, ka bërë që shqiptarët të kuptojnë se interesi i Berishës është personal dhe “lufta” e tij është fasadë.
Fakti që Sali Berisha i gjendet Edi Ramës sa herë ai është në vështirësi, siç ishte me miratimin e emrit të tij për të shkuar në “bord të paqes”, apo mbështetja që Rama i dha Berishës në betejën për PD-në, tregon se ata janë bashkë dhe mbajnë njëri-tjetrin.
Prandaj sot opozita e vërtetë është në shesh dhe Berisha e PD shihen si zgjatim i qeverisë.
Sot vulën që Rama i dha Berishës, që ta kishte si patericë të pushtetit të tij, ia mori populli në protesta që shihet si shpresë, alternativë dhe opozita e vërtetë./Alfapress.al
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut
Kriteret e Tiranës
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128