Dhjetëra të plagosur dhe 64 viktima nga trenat në Spanjë, Sánchez shpall tri ditë zie
Kryeministri Pedro Sánchez ka shpallur tri ditë zie zyrtare pas përplasjes së dy trenave ku humbën jetën të paktën 68 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Ai shpalli datat 29, 30 dhe 31 tetor, duke premtuar se hetimet do të shkojnë deri në fund për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.
“Nëse ka pasur neglizhencë, do të zbulohet, dhe nëse ka pasur dështime në sistemin e sigurisë, do të ketë një reagim me gjithë vendosmërinë.”- ka thënë Sánchez
Sánchez e cilësoi si përparësi kryesore mbështetjen për viktimat dhe familjarët e tyre, ndërsa theksoi se është e papranueshme që një vend si Spanja të përjetojë dy aksidente hekurudhore me trena të shpejtësisë së lartë brenda të njëjtit vit.
Në një postim në X, Pedro Sanchez tha se ishte “i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor dhe tragjik në Toledo”. Ai ka ofruar “shpresë, solidaritet dhe mbështetje për të gjitha viktimat” e aksidentit hekurudhor.
“Unë mbetem në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e transportit dhe me presidentin e Castilla-La Mancha. Shërbimet e emergjencës po punojnë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të siguruar sigurinë e tyre, në koordinim me të gjitha administratat e përfshira”, përfundoi ai.
Edhe mbreti Felipe VI ka shprehur tronditjen dhe shqetësimin për ngjarjen, duke përcjellë ngushëllimet për familjet që humbën të afërmit dhe mbështetjen për të plagosurit.
Në shenjë solidariteti me viktimat, mbreti ka anuluar aktivitetet e planifikuara për ditët në vijim. Ndërkohë, disa parti politike kanë anuluar aktivitetet e tyre publike, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në terren.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
