Përpara se të flitet për “realitete të reja”, duhen parë ligjet dhe faktet

11 Mars 2024, 17:46 / IDE NGA BATO KOSOVA

Përpara se të flitet për “realitete të reja”,
Deklarata e Ambasadorit të ri të BE, lidhur me dëshirën e tij për një proces gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, i cili duhet të reflektojë realitetin politik në vend më e pakta ishte mos dije më e keqja që ambasadori kane rënë pre e dizinformimit dhe propagandës.

Realitet të ri politik do të kishim nëse do të shkrihej një nga dy partitë e mëdha ose kjo do të reflektohej pas një gare zgjedhore, ndërsa sot dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ekzistojnë dy realitete elektorale kushtetuese, Partia Socialiste, e cila është mazhorancë, dhe PD, forcë e dytë e cila është opozitë.

Në zgjedhje shkojnë partitë politike dhe jo deputetë.

Sigurisht që ka lëvizje deputetësh në Parlament, të cilët nga PD kanë shkruar te Grupimi i Sali Berishës, i cili, për momentin, nuk është subjekt politik i ligjshëm në bazë të ligjeve të Shqipërisë dhe për sa kohë që është i tillë, ai është ilegal.

Për të mos përmendur faktin, e të qenurit të Berishës “Non Grata”, me çështje të hapur penale për të dhe familjarë të tij dhe një Parti Demokratike që është e gjallë dhe që artikulon përditë argumente dhe ide, qoftë për Reformën Zgjedhore, qoftë për çështje të tjera politike me rëndësi jetike për vendin.

Me sa duket, ambasadori i BE është i ri dhe është manipuluar nga ndonje Rithemelues i moderuar, por, përpara se të flasë për realitete të reja, duhet të bazohet te ligjet dhe faktet.

Është e njëjta gjë sikur nesër të njëjtët deputetë t’i blejë Edi Rama, a do të thotë kjo që të mos ketë parti politike, mos ketë as zgjedhje meqë Rama i bleu të gjithë deputetët?

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë njeh si përfaqësuese partitë politike dhe jo deputetët e veçantë që lëvizin nga njëri krah në tjetrin.

Dhe, siç dihet, në bazë të statutit të çdo partie, deputetët që aderojnë në grupime të tjera politike, nuk mund të jenë më përfaqësues të atij subjekti politik.

Pra, deputetë që nuk përfaqësojnë më PD, a e di ambasadori se kë subjekt politik përfaqësojnë? Sepse grupi i Sali Berishës nuk është regjistruar si subjekt akoma, ndoshta ambasadori e di më mirë këtë, por ligjërisht dhe publikisht nuk ka asgjë të tillë.

Nëse ambasadori mendon për stabilokracinë për ti dhenë Edi Ramës edhe forcën e vendimarrjes në komisionin e ligjeve, për të kënaqur Berishën, kjo në fakt shkatërron demokracinë atë që po kërkojnë sot shqiptarët dhe BE.

ide