
Pse Edi Rama i doli në mbrojtje lajmit të rremë mbi Bashën?!

Që kemi një kryeministër shakaxhi, e kemi kuptuar kohë më parë, kur sa herë i binin bashkëpunëtorët e tij të korruptuar në rrjetën e drejtësisë, deklaronte se nuk mban asnjë përgjegjësi sepse i kishin ngrënë kumbulla prapa kurrizit.
Por që të marrë në mbrojtje dhe të bëjë ironi me lajme të rremë që bëjnë fjalë për humbje jetësh, duhet të ketë pasur ndonjë shqetësim të madh që e ka shtyrë për të reaguar.
Edi Rama që prej kohësh nuk reagon për asgjë në këtë vend, përveçse zihet me komentuesit në rrjetet sociale, gjeti kohë sot të reagojë mbi lajmin e rremë për Lulzim Bashën.
Ky reagim erdhi vetëm pak ditë pasi Basha deklaroi se do të ishte pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit me një koalicion vlerash, duke qenë i hapur për këdo që mbështet pa hezitim SPAK-un dhe mundëson të garuarit me lista të hapura.
Në këtë kontekst politik, vjen edhe ‘Fake news” për ndërrimin jetë të Lulzim Bashës në një akdisent automobilistik.
A ishte lajmi një kërcënim për jetën e Lulzim Bashës?
Këtë nuk dimë ta themi me saktësi, sepse u takon organeve kompetentë për të dhënë një përgjigje.
Por, nga ana tjetër, të mos harrojmë se Basha ka qenë njeriu kyç i rezolutës në Parlamentin Evropian për ngrirjen e aseteve ruse, ashtu sikurse është politikani i parë që ka shenjëstruar klasën e vjetër politike, duke përfshirë Ramën, Berishën dhe Metën, të cilëve u vendosi epitetin emblematik ‘Trekëndëshi i Bermudës’.
Po ashtu Lulzim Basha ishte eksponenti më i lartë i politikës shqiptare i pranishëm në inagurimin e Presidentit Trump, duke rikonfirmuar edhe gjatësinë e valëve me republikanët qe janë në kontroll të Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, ashtu sikurse ndodhi në vitin 2016, kur Rama u detyrua të korruptonte kryeagjentin e FBI-së, McGonigal, për të dëmtuar Lulzim Bashën.
Këtë e riktheu në vëmendje vetë Basha, në përgjigjen e tij ndaj Ramës:
“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, "pas shpine", me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.”- Shkroi Basha.
E ndërsa zgjedhjet afrojnë dhe kryeministri ka shkelur mbi një minë me sahat, që mund të shpërthej nga momenti në moment për shkak të telasheve me drejtësinë që janë bërë kapicë në oborrin e tij, sulmet ndaj Bashës tregojnë se kujt i frikësohet në kampin opozitar.
Sepse pavarsisht bashkëpunimit mes Ramës dhe Berishës për ta goditur me makinerinë e rëndë mediatike dhe oligarkike, Basha vijon te mbetet alternativa e vetme në radhët e opozitës për një ndryshim kursi të politikës shqiptare. Duke e shkëputur atë nga trashëgimia e liderëve që janë rritur politikisht në shkollat e Partisë së Punës dhe kanë nisur karrierën e tyre në shekullin e kaluar, duke u dukur si dinosaur të ballsamosur, që kërkojnë me çdo kusht t’u imponojnë shqiptarëve vijimin e një epoke që askush nuk do më, atë të pandëshkueshmërisë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128