Aksi Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: Sot nis puna me shtresat asfaltike, devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës.
Sipas ARRSH-së, procesi i punës do të fillojë nga Sukthi në drejtim të Tiranës.
“Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar për një gjatësi prej 500 m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore
Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 m.
Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500 m të tjerë për vijimin e punës”, njofton ARRSH.
Me qëllim shmangien e aksidenteve, ARRSH udhëzon drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

