Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës

Banka e Shqipërisë ka thyer përsëri rekordin e blerjes së valutës gjatë vitit 2025, duke blerë 1 miliard e 27 milionë euro, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe frenimin e forcimit të kursit të lekut.
Sipas të dhënave të publikuar nga Banka e Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor, rezulton se, kjo shifër shënon një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë.
Nga kjo shumë, 297,9 milionë euro përbëjnë blerjet e planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 729,1 milionë euro janë blerje direkte në treg për të penguar rënien e mëtejshme të kursit euro-lek, në rritje me 12,1%.
Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte korriku, kur BSH bleu 236 milionë euro.
Për vitin 2026, Banka e Shqipërisë parashikon 26 ankande blerjeje valute, me vlerë totale 330-450 milionë euro, me fokus kryesor në sezonin veror, për të ruajtur stabilitetin e kursit dhe për të rritur rezervën valutore.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128