Forcohet Dollari, arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2020

Monedha e gjelbër ka shënuar nivelin më të lartë që prej vitit 2020 përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë. Po ashtu dollari amerikan u mbështet edhe nga deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili njoftoi mobilizimin e popullit për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare u rrit në 111.8, për herë të parë që nga viti 2002.
Në raport me jenin japonez, dollari preku nivelin më të lartë në 24 vitet e fundit, prej 145 jen, pasi Banka e Japonisë e mbajti të pandryshuar politikën monetare ultra-lehtësuese. Sipas projeksioneve të reja, Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit në 4.6% vitin e ardhshëm dhe nuk do të ketë ulje të paktën deri në vitin 2024.
-
-
FMN i kërkon qeverisë të mbrojë shtresat e varfra nga rritja e çmimeve
22 Shtator, 10:22 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



