
Liria ekonomike, Shqipëria lë pas rajonin/ Përmirësohemi në pikëzim si pasojë e përformancës së mirë të shëndetit fiskal

Shqipëria është renditur në vend të 50-të, nga 176 shtete në total, në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2025, të publikuar nga “Heritage Foundation”.
Indeksi i vitit 2025, i cili merr në konsideratë politikat dhe kushtet ekonomike në vendet e botës, nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2024, zbulon një ekonomi botërore që, marrë në tërësi, mbetet "kryesisht e palirë".
Në këtë indeks Shqipëria vlerësohet me 66.6 pikë, nga 100 në total. Krahasuar me vitin e kaluar, vendi ynë është përmirësuar në pikëzim.
Një tjetër zhvillim pozitiv për Shqipërinë është fakti se, në këtë klasifikim, ajo renditet e para në rajon, duke lënë pas Serbinë (vendi i 64-të), Malin e Zi (vendi i 67-të), Maqedoninë e Veriut (vendi i 73-të), Bosnje Hercegovinën (vendi i 70-të) dhe së fundmi Kosovën (vendi i 78-të).
Ajo që bie në sy është se renditja e Shqipërisë në vendin e 50-të ka lënë pas disa shtete me zhvillim të madh ekonomik dhe mirëqenie në Europë, si Spanja dhe Franca. Në këtë klasifikim, mes vendeve europiane Shqipëria mban vendin e 27-të.
Sa i përket shtyllave kryesore, Shqipëria ka performuar më mirë duke grumbulluar më shumë pikë sa i përket barrës tatimore, shëndetit fiskal dhe lirisë tregtare. Ndërkohë, një vlerësim jo shumë pozitiv kemi sa i përket integritetit të qeverisë dhe lirisë së punës.
Nëse analizojmë vendet në total shohim se tre shtetet me të lira ekonomikisht në botë janë Singapori, Zvicra dhe Irlanda./SCAN

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128