Njohja e pensioneve me Italinë, “peng” i një firme!

Ajo çfarë po mban peng nisjen e procedurave në zbatim të marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë është firma nga ministri i Jashtëm italian dhe ai shqiptar.
Presidenti i shoqatës “Diaspora ’91-19” Esat Balla tha se pas marrjes së dakordësisë i çelet drita jeshile edhe implementimit të saj, pasi fondet nuk mungojnë.
Në intervistën dhënë për emisionin “Box to Box” Balla u ndal dhe tek mënyra sesi do të funksionojë marrëveshja teksa vuri në dukje që prej saj do të kenë mundësi të përfitojnë edhe ata të cilët e kanë mbushur moshën e pensionit.
Përpjekjet për njësimin e viteve të punës për emigrantët që jetojnë në Itali kanë nisur disa vite më parë. Por sipas presidentit të shoqatës “Diaspora ’91-19” nëse angazhimi politikë për finalizimin e kësaj marrëveshje do të ishte i hershëm, sot nuk do të ishim në këtë situatë.
Janë me dhjetra qytetarë të cilët mbushin moshën e daljes në pension por që s’kanë mundësi ta përfitojnë ata për shkak se nuk plotësojnë pragun kontributivë, apo vitet e punës.
Njohja e ndërsjellë e perudhave të sigurimit ju jep mundësi që të përfitojnë pension në Itali dhe pension në Shqipëri, në vlerën dhe masën e kontributeve që kanë derdhur.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
