Projekti TID/ Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Kërkojmë pezullimin e shembjeve

Banorët e prekur nga projekti “TID Durrës” kanë dalë me një deklaratë publike, ku shprehin kundërshtimin e tyre ndaj mënyrës së zbatimit të projektit dhe alternativave të ofruara nga institucionet.
Sipas tyre projekti, ka mangësi dhe shkelje procedurale. Ata pretendojnë se ka prona të papërfshira në listën e shpronësimeve apo raste pa ekspertizë të saktë dhe se nuk mund të pranojnë zbatimin e një projekti me shkelje ligjore.
Banorët kërkojnë shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit dhe pezullim të menjëhershëm të shembjeve.
Në të kundërt, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe intensifikim të reagimit publik dhe institucional, duke theksuar se komunikimet në nivel ndërkombëtar kanë nisur dhe do të vijojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të parimeve të shtetit ligjor.
Në vijim të diskutimit të zhvilluar me përfaqësues institucionalë, Kryeministrin dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, ndiejmë detyrimin të bëjmë publike qëndrimin tonë si banorë të prekur nga projekti.
Gjatë takimit u deklarua qartë se projekti do të realizohet patjetër dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në të.
Alternativat që na u ofruan janë:
* të pranojmë një çmim shpronësimi (pak më të lartë);
* të zhvendosemi në zona periferike të përcaktuara prej tyre;
* ose të mblidhemi të gjithë në një objekt të vetëm, të zgjedhur nga Bashkia.
Ne e kundërshtojmë këtë qasje.
Projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale. Ka prona të papërfshira në listën e shpronimeve ose pa ekspertizë të saktë. Nuk mund të pranojmë një projekt me shkelje vetëm sepse është vendosur të zbatohet.
* Propozimet e Kryeministrit nuk janë dakordësuar me ne.
* Çmimi referencë është një çmim dysheme.
* Zhvendosja, edhe nëse pranohet nga banorët, duhet të bëhet me dakordësinë e vetë tyre.
* Deri tani, propozimet mbeten vetëm fjalë.
– Shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit;
– Shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti, një e nga një.
Në të kundërt, do të detyrohemi të përshkallëzojmë protestën dhe të intensifikojmë reagimin tonë publik dhe institucional. Komunikimet tona në nivel ndërkombëtar tashmë janë realizuar dhe do të vijojnë, në mbrojtje të të drejtave tona dhe të parimeve të shtetit ligjor.
Ne kërkojmë vetëm ligjshmëri dhe respekt për të drejtën tonë të pronës.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
