Raporti i OBSH, Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për vdekje neonatale

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për sa i takon vdekjeve neonatale, që përfshin foshnjet brenda 28 ditëve të para të jetës.
Sipas OBSH, në vitin 2022 janë regjistruar 7 vdekje për 1000 lindje të gjalla, shifër kjo disa herë më e lartë se mesatarja europianë që është 2,2 vdekje për 1000 lindje të gjalla, dhe që e rendit Shqipërinë në vendin e 7 për numrin më të lartë të fataliteteve mes 53 vendeve të marra në studim.
Shqipëria qëndron në krye të vendeve të rajonit, për vdekshmërinë neonatale, ku shihet se Mali i Zi e ka nën mesataren europiane me vetëm 1 vdekje për 1000 lindje të gjalla.

Ekspertët kanë nxjerr në pah se shkalla e vdekshmërisë neonatale në vendin tonë është rritur me 1,4% përgjatë viteve 2018-2022.
Në vitin 2022, shkalla e vdekshmërisë neonatale varionte nga 0.7 për 1000 lindje të gjalla në San Marino deri në 23 për 1000 lindje të gjalla në Turkmenistan.
Ndërmjet viteve 2018 dhe 2022, shkalla e vdekshmërisë neonatale u rrit në gjashtë shtete anëtare dhe mbeti e pandryshuar në tetë të tjera, të cilat kanë një normë mbi vlerën mesatare të rajonit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


