
Shqipëria, më tërheqëse për investitorët ekzistues/ Fitimi i riinvestuar zinte rreth 54% të totalit të IHD-ve në vitin 2024

Investimet e huaja direkte gjatë vitit të kaluar në vendin tonë prekën shifrën e 1.58 mld eurove, duke regjistruar vlerën më të lartë në terma vjetorë. Kështu, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në vitin 2024, flukset e investimeve të huaja direkte në vendin u rritën me 5.7%, ndërkohë që në vitin 2023 ato fiksoheshin pranë 1.49 mld eurove.
Por cili tregues ka shtyrë përpara këtë shifër rekord përgjatë vitit të kaluar?
Referuar shifrave të institucionit, rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes se fitimit të riinvestuar nga investitorët ekzistues. Nisur nga shifrat rezulton se fitimi i riinvestuar arriti në 852.47 milionë euro, duke u rritur me gati 6%, krahasuar me vitin 2023. Fitimi i riinvestuar ka një peshë prej 54% përkundrejt totalit të investimeve të huaja direkte.
Ndërkohë, nga ana tjetër, flukset e investimeve të huaja direkte në formën e injektimit të kapitalit të ri zënë një peshë prej 45% ndaj totalit. Në vitin 2024 ky komponent arriti një vlerë prej 708 milionë euro, duke regjistruar një rënie prej 3.4%, nga rreth 733 milionë euro që vlerësohej në vitin 2023.
Por cilët mund të jenë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e fitimeve të rinvestuara?
Besimi i investitorëve ekzistues mund të jetë një faktor. Investitorët ekzistues kanë fituar më shumë besim në tregun shqiptar, duke zgjedhur të riinvestojnë fitimet e tyre në vend. Kjo tregon një stabilitet dhe potencial të qëndrueshëm për rritjen ekonomike. Ndërkohë, bizneset që operojnë në Shqipëri kanë parë një rritje të fitimeve të tyre, duke i lejuar ata të riinvestojnë më shumë në zgjerimin dhe përmirësimin e operacioneve të tyre.
Nga ana tjetër, kjo mund të shpjegohet edhe me forcimin e lekut, duke qenë se fitimet e riinvestuara janë shifra që raportohen në lekë.
Megjithatë, negativ është fakti se rënia e investimeve të huaja direkte në formën e injektimit të kapitalit të ri tregon që Shqipëria nuk po arrin të tërheqë investitorë të rinj. Kjo mund të shpjeohet edhe me konkurrencën globale./SCAN

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128