Ulet niveli i kredive me probleme

11 Shkurt 2026, 16:09 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Ulet niveli i kredive me probleme

Kreditë me probleme në Shqipëri ranë në 3.8% në fund të vitit 2025, niveli më i ulët që nga viti 2008, ndërsa portofoli total i kredisë arriti në 943.5 miliardë lekë.

Shqiptarët po përmbushin rregullisht shlyerjen e kësteve te kredive. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se niveli i kredive me probleme ra në 3.8% në fund të vitit 2025, nga 4.17% një vit më parë. Për herë të parë që nga viti 2008, pesha e kredive me probleme zbriti nën nivelin e prej 4%

Rënia e kredive me probleme gjatë muajit dhjetor lidhet edhe me pastrimin e portofolëve të bankave nga kreditë e humbura, të nxjerra jashtë bilanceve përpara mbylljes së bilancit financiar vjetor. Njëkohësisht, portofoli i kredisë u rrit me mbi 18 miliardë lekë vetëm në muajin e fundit të vitit

Megjithatë, sa i përket vlerës, kreditë me probleme shënuan një rritje të lehtë. Në fund të vitit 2025, ai vlerësohej në rreth 35.9 miliardë lekë, nga 34.8 miliardë lekë në fund të vitit 2024, duke treguar se një pjesë e klientëve vijon të përballet me vështirësi në përmbushjen e detyrimeve financiare

Në total, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 943.5 miliardë lekë në fund të vitit 2025, duke shënuar një rritje vjetore prej 12.9%. Ritmi i rritjes u përshpejtua krahasuar me vitin 2024, kur zgjerimi i kreditimit ishte 12.3%

Rritja e fortë e kreditimit, kryesisht në segmentin e individëve, tregon se shqiptarët nuk po shmangin kreditë, pavarësisht masave të Bankës së Shqipërisë për ngadalësimin e ritmeve të financimit kryesisht ne sektorin e pasurive te paluajtshme.

 

Po ndodh...

ide