Berisha amniston Fatmir Xhafajn: Biznesmeni Lilo s’paska qenë familjar i tij, nuk e them më!

18 Prill 2026, 13:07 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha amniston Fatmir Xhafajn: Biznesmeni Lilo s’paska qenë

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Top Story”, ku një debat i tensionuar detyroi Grida Dumën që të largonte nga studio ish-kolegun e saj, Alfred Lelën.

Lidhur me këtë episod një ditë më parë “tërthorazi” reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkohë që ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët i është rikthyer sërish kësaj çështje.

Në të njëjtën linjë me atë të së premtes mbrëma, Berisha ka akuzuar Grida Dumën, ndonëse jo drejtpërdrejt, si dhe median duke e cilësuar të “kapur” nga Edi Rama.

“Vetëm dy ditë më parë në Tiranë u dogj një pallat i famozit Armando Lilo, Benjaminit numër një të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe tek fasada e pallatit digjej sikur të ishte kashtë, zjarrfikësit nuk futeshin dot sepse kjo ishte planimetria e firmosur nga Edi Rama aty.

Çfarë ndodhi të enjten? Studiot televizive të kontrolluara nga Edi Rama hapën emisionet televizive me djegien e pallatit, por jo për përgjegjësinë e atij që ndërtoi me fasadë kashtë, por përgjegjësinë e atyre që me firmën e tyre zhdukën çdo hapësirë për zjarrfikësit, jo për ata, por për opozitën, se opozita, thanë, nuk reagoi në një kohë kur ne jo vetëm kishim reaguar, por mbireaguar për të paktën me 10 deklarata nga selia, rrjetet sociale, nga salla e parlamentit”, tha Berisha, ndërkohë që më pas u ndal edhe te deklaratat e mëparshme për biznesmenin e lidhur me kompleksin “Arlis”, duke u tërhequr pjesërisht nga pretendimet se ai kishte lidhje familjare me deputetin socialist Fatmir Xhafaj.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Vetëm dy ditë më parë në Tiranë u dogj një pallat i famozit Armando Lilo, Benjaminit numër një të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe tek fasada e pallatit digjej sikur të ishte kashtë, zjarrfikësit nuk futeshin dot sepse kjo ishte planimetria e firmosur nga Edi Rama aty. Çfarë ndodhi të enjten? Studiot televizive të kontrolluara nga Edi Rama hapën emisionet televizive me djegien e pallatit, por jo për përgjegjësinë e atij që ndërtoi me fasadë kashtë, por përgjegjësinë e atyre që me firmën e tyre zhdukën çdo hapësirë për zjarrfikësit, jo për ata, por për opozitën, se opozita, thanë, nuk reagoi në një kohë kur ne jo vetëm kishim reaguar, por mbireaguar për të paktën me 10 deklarata nga selia, rrjetet sociale, nga salla e parlamentit.

Dhe tani duhej që të fshihej, të maskohej fakti që pallati u dogj se ishte fasadë kashtë, të maskohej fakti që pallati u dogj se zjarrfikësit nuk penetronin, dhe donin të dilnin te opozita se gjoja po bashkëpunon me Fatmir Xhafajn se është vëllai, familjari i Fatmir Xhafës, askush nuk ka sulmuar Fatmir Xhafën sa Sali Berisha.

E vërtetë është që dikur edhe unë e kam quajtur Armando Lilon të afërt të Fatmir Xhafës, por ai nuk ishte dhe unë nuk mund të them me vetëdije një gjë që nuk është. Por kur e kishin hallin ata, ata donin të fajësonin opozitën për të mbrojtur Lubinë.

Po ndodh...