Arsenal armësh në banesë, arrestohet 62-vjeçari në Lezhë

18 Prill 2026, 14:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arsenal armësh në banesë, arrestohet 62-vjeçari në

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës, pasi akuzohet se ktheu shtëpinë e tij në një depo armatimi.

Sipas Policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit Lek Jakaj, në fshatin Markatomaj janë gjetur dhe sekuestruar automatikë granata dhe fishekë.

Për pasojb ai është arrestuar për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”. Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit L. J., 62 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike me 3 krehëra, 414 fishekë luftarakë, 6 granata difensive dhe 5 ndezëse detonatorësh të unifikuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, 62-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme

Po ndodh...